Milinkoviç-Saviç i shkel syrin Juves, por: Varet nga Tare e Lotito

Sergej Milinkoviç-Saviç është kthyer në shtëpi, pasi Serbia e tij nuk la gjurmë në Kupën e Botës, por mesfushorin e Lacios e duan të gjithë dhe interesi është shtuar edhe më shumë.

Gjithsesi, Milinkoviç-Saviç është i qetë dhe në një intervistë për Gazzetta dello Sport shprehet: “E ardhmja? Tani po bëj pak pushim. Me pas do kthehem te Lacio, ku kam një kontratë. Me pas dot të shohim nëse qëndroj apo largohem, varet nga presidenti Lotito dhe nga drejtori sportiv Igli Tare. Kuotimi 150 milionë euro nuk është një barrë për mua, por një motivim për të bërë edhe më shumë”.

“Tifozëve të Lacios u them që kam kaluar tre vite shumë të bukura dhe që sido që të shkojë do mbeten në zemrën time. Tani të shohim me qetësi për të ardhmen, varet nga klubi. Flas me Taren pas çdo ndeshjeje dhe kam folur dy-tre herë edhe me Inzagin”.

“Më mirë në Itali apo jashtë saj nëse iki? Të mendohem më vonë. Juventusi është skuadër e madhe, maksimumi në Itali, shihet qartë nga trofetë. Në Torino është edhe vëllai im për momentin, edhe pse mund të lëvizë për të luajtur pak më shumë, sepse Torino ka një portier të shkëlqyer si Sirigu. Jo se do shkoj pas vëllait, por familja është e rëndësishme për mua”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *