Milano mban frymën… luhet derbi Champions

0

Milani vjen nga një seri e jashtëzakonshme prej 13 ndeshjesh pa humbje dhe me 5 fitore në 6 ndehsjet e fundit, ndërsa zikaltërit janë në rënie në lirë. Por, diferenca në renditje thotë +7 për zikaltërit

Nëse akrepat e orës do të ktheheshin shumë mbrapa, sigurisht që sot do të flisnim për një derbi me vetëm një favorit të madh: Interin. Por, duke qenë se koha ka ecur dhe shumë gjëra kanë ndryshuar, tashmë nuk mund të thuhet me siguri se cili është favoriti. Nuk mund të thuhet se është Milani sepse vjen nga një seri fitores të jashtëzakonshme dhe numrash që të lënë gojëhapur. Por, nuk mund të thuhet se është Interi edhe pse është 7 pikë lart. Nëse kapet momenti aktual i formës, nuk ka histori në letër, por futbolli nuk është ashtu dhe nuk llogaritet me formën, sidomos në ndeshje si këto, kur luhet derbi dhe kur ke fatet e sezonit. Sepse ky derbi është deçiziv për vendin Champions. Nëse fiton Milani, atëherë rihap gjithçka dhe ndjek një objektiv të cilin tre muaj më parë e shihte si të pamundur. Nëse fiton Interi, atëherë “vret” ëndrrën e skuadrës së Gatuzos për t’u afruar dhe shpresuar. Në rast barazimi, gjithçka mbetet aty, edhe pse zbehet entuziazmi i kuqezinjve disi, duke qenë se Roma bëri atë që askush nuk e priste, fitoi në “San Paolo”.

Si mbërrijnë – Në një anë Milani i Gatuzos, që ka tifozerinë përkrah (do të jenë 60 mijë kuqezinj, kundrejt 20 mijë interistëve) dhe që vjen pas suksesit të arritur në “Olimpico” ndaj Romës por edhe kualifikimit në finalen e Kupës së Italisë, pas penalltive, naj Lacios. Dy ndeshje ku nuk ka pësuar gol, përballë dy sulmeve të frikshme. Ndërkohë, Gatuzo pritet të hedhë në fushë po të njëjtët, duke mos ndryshuar as presjen. Në anën tjetër Interi i Spaletit, që fitoi me Beneventon dhe ka pasur një javë për ta përgatitur këtë sfidë të rëndësishme dhe është më e shplodhur si psikologjikisht, ashtu edhe fizikisht. Por, ka frikën dhe presionin se në rast humbje do t’i rrokulliset bota, duke qenë se dikur e gjente veten +18 pikë sipër.

Armët – Sigurisht, armët e dy ekipeve ndryshojnë. Ekipi i Gatuzos është më i vendosur mirë në fushë dhe nuk gabon asgjë në këtë moment. Mbrohen të 11-të dhe sulmojnë të 11-të, ndërsa mungon vetëm finalizuesi dhe për këtë arsye ka pasur shumë probleme për të shënuar dhe i duhet të improvizojë ose gjejë Kutronen në mbrëmjen e tij. Në anën tjetër, Interi ka sulmues dhe ka edhe forcë për të shënuar, por repartet janë të çekuilibruara, sidomos në mesfushë, ku Vesino dhe Borja Valero janë në vështirësi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.