Milanin në zemër, Nesta përkrah Gatuzon dhe Maldinin

0

Alesandro Nesta është një prej ish-lojtarëve të Milanit që nuk e kanë skuadrën dhe i mbajnë ngjyrat kuqezi gjithmonë në zemër. Pas aventurës amerikane në Majemi, ish-mbrojtësi u kthye në Itali, ku mori drejtimin e Peruxhias.

Së fundmi 42-vjeçari ka folur për ish-shokët e ekipit kuqezi, duke nisur nga Xhernaro Gatuzo, me trajnerin e Milanit që ishte në pozita të vështira pas ecurisë jo të mirë të skuadrës në kampionat. “Rino nuk mund të jetojë pa futboll, është një trajner i mirë, që ka përjetuar disa probleme në të kaluarën për shkak të klubeve që kishin probleme financiare. Tani është te Milani, në vendin e tij ideal. Skuadra luan mirë dhe jam i lumtur, bëj tifo për Gatuzon”, tha Nesta.

Një tjetër mik i afërt i ish-mbrojtësit është edhe Paolo Maldini, përkrah të cilit ka luajtur për vite me radhë në mbrojtje. “Paolo është Milani, u kthye në shtëpi dhe është në pozicionin perfekt. Si Leonardo dhe Gatuzo e njeh shumë mirë ambientin. Më në fund Maldini e kuptoi që kuqezinjtë kishin nevojë për të. Kam biseduar së fundmi me Maldinin dhe ishte entuziast për angazhimin e ri”.

Në fund, Nesta rikujtoi edhe negociatat e vitit 2002, pas të cilave u transferua nga ekipi i fëmijërisë së tij, Lacio, drejt ekipit të zemrës, Milan: “Në të vërtetë nuk doja të largohesha. Një vit më parë kisha refuzuar oferta të rëndësishme, por Milani më kërkoi dhe pranova. Kisha muaj që nuk paguhesha te Lacio dhe e kisha të qartë që klubi nuk mund të më mbante më. Njerëzit mund të vazhdojnë të thonë se jam tradhtar, por e vërteta është krejt ndryshe”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.