Karius: Gabimet e mia? Ishte faji i Ramos, ai kurrë nuk kërkoi falje

Loris Karius ka nisur një aventurë të re në Turqi, ku u transferua këtë verë tek ekipi i Beshiktash. Askush nuk e ka harruar “gardianin” i cili në një farë mënyre i “dhuroi” trofeun e tret të Championsit skuadrës së Real Madrid, me gafat e tij në finale.

Ish-portieri i Liverpulit ka treguar për atë mbrëmje sa të madhe, aq dhe të zezë për të, pasi bëri gafa që i kushtuan rëndë. Karius thekson se ndikim në paraqitjen e tij pati përplasja me Ramos, duke vënë në dukje faktin se ai asnjëherë nuk i kërkoi falje për ndërhyrjen dhe se jo e ka bërë që të dyshojë nëse ishte e qëllimshme apo jo.

“Duhet të them se në gabimet e mia kishte dhe ndikim dëmtimi që pësova nga përplasja me Ramosin. Nuk kishte një rreze të pastër, pasi ende e ndjeja dhimbjen. Ramos nuk më kërkoi falje pasi më dëmtoi, por nuk mund të them nëse e ka bërë me qëllim apo jo”.

Kujtojmë që në po të njëjtën ndeshje, Ramos ishte protagonist tek dëmtimi i Salah. Opinioni sportiv e kryqëzoi mbrojtësin spanjoll, duke e akuzuar se ishte një ndërhyrje e qëllimshme ndaj egjiptianit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online