Milani pranë Felainit, belgu refuzon Junajtid

Maruan Felaini mund të bashkohet me Milanin këtë verë, pasi klubi kuqezi është futur në garë për shërbimet e tij.

Mesfushori i Belgjikës del i lirë në treg në fund të qershorit dhe ka refuzuar ofertën për rinovim nga Mançester Junajtid, ndërsa drejtori sportiv i Milanit ka konfirmuar se belgu është një nga objektivat e klubit italian.

Gjithsesi, Mirabeli nuk ka zyrtarizuar asgjë, ndërkohë që edhe Junajtid pritet të bëjë ofertë të re. Problemi është se Felaini kërkon të luajë rregullisht dhe kërkon pagë mbi 5 milionë euro në sezon, ndaj Milani është më pranë tij se Djajtë e Kuq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *