Milani humbet një rast të artë, një autogol i heq fitoren

0

Pas ndalimit të radhës së Interit, pritej me kuriozitet nëse Milani do të përfitonte dhe do të merrte fitoren e katërt rresht në kampionat.

Nuk ndodhi kështu, sepse në Udine përfundoi 1-1, një rezultat i drejtë për atë që u pa në fushë.

Milani shënoi i pari me një supergol nga Suso, por në pjesën e dytë Kalabria la Milanin me një lojtar më pak dhe Udineze gjeti barazimin me autogol të Donarumës, i pafat pas devijimit të një krosi. Fillimisht Bonuçi devijoi krosin, topi u përplas në kokën e Donarumës dhe përfundoi në rrjetë.

Tjetër paraqitje shumë e mirë e Udinezes, që me Masimo Odon po shkëlqen, ndërsa Milani zbret i teti mbetet 10 pikë larg vendit të katërt.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.