Milani firmos sot me Reinan, ikën Donaruma?

0

Pepe Reina do të transferohet te Milani në verë. Portieri 35-vjeçar do të kryejë sot kontrollet mjekësore me klubin kuqezi, duke lënë kështu Napolin, klub me të cilin i mbaron kontrata në verë.

Portieri spanjoll ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme, duke shkëlqyer te Vijareali në Spanjë, ara se të shkonte te Liverpuli në vitin 2005. Gjithnjë titullar në Angli, duke fituar në Champions League e duke humbur një finale, gjithnjë ndaj Milanit, që me sa duket e ka fiksuar mirë. Kontratë 2+1, rreth 3.5 milionë euro paga vjetore, raporton Sky.

Kampion bote dhe dy herë kampion Europe me Spanjën, Reina ka luajtur me Napolin në 4 nga 5 sezonet e fundit, duke shkëlqyer në Serinë A, ndërsa në CV ka edhe Bajernin e Mynihut, por aty nuk ia doli të bëhej titullar.

Tani Reina shkon te Milani dhe pikëpyetja e madhe është: në verë ikën Xhanluixhi Donaruma?

Sinjalet thonë “po”: Donaruma kushton rreth 100 milionë euro, që Milanit i rregullojnë bilancin në Fair-play financiar, ndërkohë që agjenti i Donarumës, Mino Raiola, ka kohë që hedh “shashka” e provokime.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.