Milan-Konte, sezonin e ardhshëm duket diçka e sigurt

Milan vijon të mbetet në ujëra të turbullt në këtë fillim kampionati. Kuqezinjtë numërojnë vetëm 6 pikë, pas 5 ndeshjesh ku kanë vetëm një fitore. Mbrëmjen e së enjtes Milan mori një barazim mjaft zhgënjyes në fushën e Empolit, ku ajo që shqetëson më shumë është pikërisht pasaktësia përpara portës.

Ndër njerëzit kryesore që vihet në qendër të kritikave është padyshim trajneri i Milan, Xhenaro Gatuzo. Të shumtë janë zërat që nuk e shohin të largët ditën e shkarkimit nga detyra të italianit, pasi rezultatet sa vijnë edhe bëhen më zhgënjyese. Shpesh për drejtimin e Milanit është përfolur pikërisht Antonio Konte, i cili është dhe një dëshirë e tifozëve kuqezi po ashtu.

Për sa i përket kësaj çështjeje, në mediat italiane ka folur Sebino Nela, ish lojtar i Romës, i cili tashmë është i njohur në botën e televizionit në Itali. Komentatori sportiv ka folur rreth gjendjes që po kalon Milan dhe çështjes së trajnerit. Nela ka deklaruar se Antonio Konte, si trajneri i kuqezinjve për sezonin që vjen është diçka thuajse e sigurt.

“Gatuzo është duke pasur shumë probleme në këtë fillim sezoni. Shpresoj që ti kalojë, por sezonin e ardhshëm jam i sigurt që të gjitha gjasat të çojnë tek Antonio Konte”, ka përfunduar ish-futbollisti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *