Milan – AEK, nostalgjia e finaleve

Dy herë është përballur “Djalli” me grekët dhe në të dyja rastet ka shkuar deri në finale të Championsit

Historia shkruhet, harrohet, por, në një pikë të saj ripërsëritet. Dhe ajo ndërmjet Milanit dhe AEK-ut të Athinës është pikërisht njëra nga këto lloj historish që kuqezinjtë duan të përsëritet sa më shpesh të jetë e mundur. Kështu, kuqezinjtë e Montelës, që shorti i ka vendosur përballë me AEK-un janë përballur dy herë në historinë  e tyre në Kupat Evropiane me skuadrën helene, në të dyja rastet kjo ka ndodhur në Champions League. Dhe që në të dyja rastet, klubi italian ka arritur të shkojë në finalen e kompeticionit.

HERA E PARË –  Për herë të parë Milani është përballur me AEK-un në edicionin e UEFA Champions League-s në 1994/1995, ku Milani u përball me grekët në fazën e grupeve dhe arriti të shkonte deri në finalen e kompeticionit, duke eliminuar Benfikën në çerekfinale dhe PSG-në në gjysmëfinale. Ndërsa, në finalen e Vjenës humbi me rezultatin 1-0 ndaj Ajaksit (që e kishte edhe në grupin D, bashkë me AEK-un).

HERA E DYTË –  Ndërsa, në rastin e dytë, Milani është përballur me grekët në edicionin 2006-07. Kështu, pasi takoi helenët e AEK-ut në grupe, ecuria e skuadrës së Ançelotit ishte e jashtëzakonshme aq sa shkoi deri në finale. Në atë finalen e famshme të Athinës, ku u “hakmor” ndaj Liverpulit për mbrëmjen e Stambollit, duke fituar 2-1 dhe duke arritur Championsin e shtatë dhe të fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *