Mesazhi prekës i Bufonit për Astorin: Ishe një njeri për së mbari

0

Futbolli në Itali ndalet, dhimbja për ndarjen nga jeta të Davide Astorit është tepër e madhe për të luajtur sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Kapiten i Fiorentinës, futbollist që ka luajtur me kombëtaren italiane, vetëm 31 vjeç, bashkëshort dhe prind i mirë, që i ka dhënë lamtumirën kësaj bote në mënyrë të pashpjegueshme, për një atak kardiak, para ndeshjes Udineze-Fiorentina.

E gjithë bota e sportit në Itali ka shprehur dhimbjen e vet dhe i ka dërguar ngushëllime familjes së Astorit, ndërsa kapiteni i Juventusit dhe Itaisë, Xhixhi Bufon, i ka kushtuar një mesazh të shkurt, por prekës, futbollistit të pafat.

“Lamtumirë i dashur Asto,

Rrallë kam shprehur ndonjë mendim publikisht për ndokënd, sepse nuk kam dashur që bukuria dhe uniciteti i marrëdhënieve, e dashurisë dhe vlerësimit reciprok, të instrumentalizohej nga ata që nuk e kanë delikatesën për të respektuar disa lidhje.

Në rastin tënd, më duhet të bëj një përjashtim nga rregulli im, sepse ke një bashkëshorte të re dhe familjarë që po vuajnë, por mbi të gjitha vajza jote e vogël e meriton të dijë që babai i saj ishte një PERSON PËR SË MBARI, një PERSON VËRTET PËR SË MBARI…

Ishe shprehja më e mirë e një bote antike, të lënë pas, në të cilën vlerat si altruizmi, eleganca, edukimi dhe respekti për të tjerët ishin kryesore.

Komplimente, vërtet, ke qenë një ndër figurat sportive më të mira që kam hasur.

U prehsh në paqe.

Xhixhi”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.