Mërzi në Montreal, Fetel shëtit dhe kthehet në krye

0

Praktikisht, gara e Montrealit në Formula 1 përfundoi që të shtunën, kur u zhvilluan provat zyrtare për pole-position.

Sebastian Fetel me Ferrari nisej i pari nmë garën e sotme dhe komandoi nga fillimi deri në fund, duke fituar pa u lodhur shumë Çmimin e Madh të Kanadasë.

Pas tij Botas e Verstapen, ashtu si të shtunën. Emocione zero, është një garë me rregullore të gabuar, me vetëm një stop dhe me goma tepër konservatore, ndaj gjatë garës ndryshimi i vetëm ishte se Daniel Rikardo e nisi i gjashti dhe u ngjit i katërti, duke kaluar Hamilton e Raikonen.

Për Fetel festë e dyfishtë, sepse ka marrë edhe kreun e renditjes së përgjithshme, duke kaluar një pikë mbi Hamiltonin.

Është gara e 14-të që Fetel fiton në karrierë duke e nisur nga pole-position dhe duke mos e lëshuar asnjëherë kryesimin.

Duke arritur fitoren e 50-të në karrierë, Fetel bëhet piloti i katërt në histori që pret këtë finish, pas Shumaher (91), Hamilton (64) e Prost (51).

Ishte triumfi i 11-të me Ferrari për Fetel, vetëm Shumaher (72), Lauda (15) e Askari (13) kanë fituar më shumë gara.

Ndërkaq, Ljuis Hamilton merr pikë për të 32-tën garë rresht, një rekord personal që thellohet pas çdo gare.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.