Merr fund makthi në Tailandë, shpëtojnë 12 futbollistët e vegjël

0

Më në fund ka përfunduar drama në Tailandë, aty ku 12 fëmijë dhe një trajner futbolli kishin mbetur të izoluar në një shpellë, me rreth 1000 ushtarë e civilë që u munduan për ditë të tëra t’i shpëtojnë, duke ia dalë mbanë vetëm sot.

Djemtë me moshë 11-16 vjeç, anëtarë të skuadrës Wild Boars, si dhe trajneri Ekkapol Chantawong, ishin futur në shpellën e Tham Luang pas stërvitjes, më 23 qershor, për një shëtitje 5-orëshe. Bëhet fjalë për një shpellë pa fund, pjesë e një labirinti shpellash që përshkojnë një pjesë të madhe të territorit në veri të Tailandë.

Shirat e rrëmbyer tipike të stinës përmbytën sektorë të ndryshëm të shpellës dhe bllokuan totalisht hyrjen e saj. Forcat e ndihmës së shpejtë tentuan në çdo mënyrë, duke përfshirë heqjen e ujit me pompa, por ka qenë e pamundur për shkak të reshjeve që nuk ndalen.

Ndërkohë, një nga personat që merrte pjesë në operacionet e shpëtimit ka humbur jetën, duke vendosur bombola oksigjeni për zhytësit që po punojnë për të mbërritur deri në sipërfaqe, në një distancë prej thuajse 2 kilometrash nën ujë.

Sot ka marrë fund makthi, sepse më në fund u gjend vendi ku ishin të bllokuar fëmijët dhe u gjend mënyra për të zbritur poshtë me kavo. Një operacion tmerrësisht i ndërlikuar, sepse bëhej fjalë për një lartësi të frikshme, qindra metra zbritje nën tokë, por që u krye me urgjencë, për shkak se fizikisht e mendërisht fëmijët mund të kishin pasoja të rënda në vazhdim dhe sezoni i shirave sapo ka nisur, ndaj nuk bëhej fjalë për dalje nga shpella pa ndihmë.

Para pak ditësh edhe presidenti i FIFA-s dërgoi një mesazh solidariteti, duke premtuar bileta për finalen e Kupës së Botës për fëmijët, nëse do të shpëtonin në kohë dhe do të jenë në gjendje të mirë shëndetësore.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.