Merr fund makthi Beketi, Lejtoni ndërron pronar

0

Dy vjet mjaftuan për të bërë mynxyrën dhe për ta zbritur në futbollin amator Lejtonin Orientin, pas 112 vitesh mes profesionistëve në Angli. Ia doli mbanë Françesko Beketi, italiani famëkeq i njohur edhe në Shqipëri.

E mori klubin londinez në Ligën 1, e zbriti dy kategori më poshtë, e zhyti në borxhe dhe vetëm pas katastrofës e lëshoi.

Sot Lejtoni ndërroi pronar dhe do të drejtohet nga një grup biznesmenësh nga Lejtoni, ndërkohë që në bordin drejtues do të jetë edhe një përfaqësues i tifozëve.

Borxhet po shlyhen, por skuadra ka mbetur vetëm me disa lojtarë U-20. Gjithsesi, më e keqja iku…

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here