Merr fund ëndrra e PAOK-ut, dënohet presidenti dhe hiqen pikë

Furtuna pritej dhe erdhi, PAOK ka paguar shtrenjtë trazirat që çuan te ndërprerja e sfidës kundër AEK-ut.

Presidenti i klubit grek, Ivan Savidis, është skualifikuar për tre vjet. Vendimi është marrë sot nga Federata Greke e Futbollit, që ka dënuar ashpër veprimin e biznesmenit ruso-grek, i cili zbriti në fushë i armatosur duke kërcënuar arbitrat e lojtarët në ndeshjen me AEK-un pas anulimit të një goli ndaj skuadrës së tij. Për klubin nga Selaniku gjithshtu është vendosur edhe një gjobë prej 100 mijë eurosh dhe mbi të gjitha tre pikë penalizim, që nënkuptojnë fund i ëndrrës për titull, sepse tashmë edhe Olimpiakosi e parakalon në renditje.

Ndërkaq, kampionati grek do të rinisë këtë fundjavë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *