Mema: I fola Hasanit, me këtë lojë do kemi shumë probleme

0

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, foli për Supersport pas ndeshjes kundër Laçit, ku u shpreh se ka qenë i tensionuar përgjatë gjithë takimit. Numri një i stolit bardheblu pranoi se skuadra duhet të përmirësohet dhe të mos pësojë gola të tillë në ndeshjet e ardhshme. Gjithashtu, Mema nuk ngurroi të kritikojë dhe Edon Hasanin, për të cilin tha se neglizhoi në disa raste.

“Nuk kishim arsye të pësonim kështu golash. U mundova ta përgatis ekipin, Laçi luajti me topa të gjatë dhe goditje standardi. Bëmë pasime paralele, kot. Ata mezi prisnin të kapnin ndonjë, sicc na ndodhi te goli i parë. Kërkova kujdes me ato pasime. Është nj mësim për ne. Na presin ndeshje të forta. Jemi në pozita jo të mira, edhe ekipi mund të ketë pasur stres pas ndeshjes së kampionatit. Do flas me lojtarët që mos të kemi këto probleme”.

“Nuk ka ngarkesë emocionale, është papërgjegjshmëri. I fola Edon Hasanit. Të mos flasim sot, se jemi edhe me nerva. Do flasim në analizë për golat që pësojmë dhe rastet që humbim”.

“Jam munduar ta largoj presionin nga lojtarët. Fusha në kushte maksimale, tifozët ishin korrektë. Asnjë problem. Kërkova kujdes dhe ekuilibër dhe të administrojmë rezultatin. Minutat në vazhdim ekipi pëson një lloj shoku. Këtyre lojtarëve duhet t’u mundësh mendjen që do kemi ndeshje të forta. Pashë lojtarë që kishin probleme me mbajtjen e topit, në pasim. Kishin ankth dhe panik. Kjo më shqetëson”.

“Mungesa e Ngo? U ndje mungesa e tij. Ndeshjen e fundit me Laçin ekipi u shpreh mirë, mbajti rreth 80% të topit. Kishte mundësi shënimi pafund. Lojtarët ndoshta ishin më të liruar sa duhet për pjesën e menaxhimit të rezultatit. Ekipi ishte mirë në kampionat. Ka krijuar një fizionomi me Majkëllin brenda. Mund të kemi edhe prishje ekuilibrash disi. Duhet të marrim masa, pasi nuk do ta kemi disa ndeshje. Duhet të përgatitemi me këta që kemi. Mund edhe të na vritet ndonjë, duhet që edhe zëvendësuesi mos të ketë diferencë”.

“Kam parë pjesën e bashkëpunimit të lojtarëve të krahut. Do jetë pjesë e analizës. Shkallëzimi është i rëndësishëm në futboll. Ky është një problem. Dua të them edhe dy fjalë për Laçin, që luftoi shumë dhe mund të ketë qenë meritë e tij. Kjo ndeshje me jep spunto për të ardhmen. Po luajtëm si sot, do kemi probleme të jashtëzakonshme”.

“Edhe ndeshjen e kampionatit kishte lojtarë konfuz dhe donin të bënin shou. Duhet luftë dhe të bëjmë gjërat si duhet për të fituar. Nuk jemi në moment të mirë për diçka të tillë. Në futboll, kush është i thjeshtë është fitimtari”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.