Më mirë vonë se kurrë, Interi kalon dhe Krotonen

0

 

Interi është ngjitur i vetëm në krye të Serisë A pasi ka mundur Krotonen 2-0 në një ndehsje që dukej se ishte vendosur keq për zikaltërit. Skaudra e drejtuar nga Luçiano Spaleti ka vuajtur shumë për të gjetur hapësira në mbrojtjen e Krotones dhe i është dashur të presë deri në fundin e takimit për të marrë tri pikët.

Në minutën e 82-të ka qenë mbrojtësi Skriniar, i cili ka bërë Ikardin. Ai ka përftiar nga zhvillimet e një goditje këndi dhe në mesin e tre lojtarëve të Krotones ka gjuajtur saktësisht duke kaluar në epërsi Interin.

Dhjetë minyta më vonë Ivan Perisiç ka mbyllur të gjitha llogaritë duke shënuar dhe golin e dytë. Një start i shkëlqyer i sezonit për ekipin e Spaletit, katër takime, po kaq fitore, pikë të plota dhe vend i parë në pritje të Juventusit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.