Mbyllje me fitore, Shqipëria U17 udhëhiqet nga Mitaj

Shqipëria U17 mbyll garimin në “Mercedez Benz Cup 2019” dhe e bën me fitore. Kuqezinjtë e vegjël ia kanë dalë të triumfojnë kundër Moldavisë me rezultatin 2-1. Më parë skuadra e drejtuar nga Elvin Beqiri ishte mundur nga Anglia dhe Turqia.

Kuqezinjtë e zgjidhën gjithçka në pjesën e dytë. Pas 45 minutave të para pa gola, Gjuzi ishte ai që arriti të kalonte në avantazh Shqipërinë U12, ndërkohë që dy minuta më vonë u realizua edhe goli i dytë.

Ishte kapiteni Mitaj, ai i cili arriti të realizonte me një gjuajtje direkte në portë pas ekzekutimit të një goditjeje dënimi. Në fund ishte Frate që shënoi në portën e Shqipërisë dhe bëri që rezultati i gjithë takimit të ishte 1-2 në favor të skuadrës së Beqirit.

MERCEDEZ BENZ CUP 2019 – NDESHJET NË GRUPE

Moldavi 1-2 Shqipëri
Shënues:
  Frate 82’ / Gjuzi 56’, Mitaj 58’
Formacioni: Bekteshi, Burgaj, Preka, Gjuzi, Dervishi, Papa, Kasemi, Mitaj (c), Pengu, Doko, Dervishi

14 Janar, Angli 2-0 Shqipëri

15 Janar, Turqi 3-1 Shqipëri

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *