Mbyllet takimi/ Kukësi i lë pikët në “Loro Boriçi”, te Laçi shënon vetëm Nuabueze

Përmbledhja e ndeshjes, Kukësi-Laçi 1-1 (Musta 87’/ Nuabueze 50′).

90’+5′ Përfundon takimi, Kukësi-Laçi 1-1. Shumë raste kanë shpërdoruar verilindorët, ndërsa e pësuan me vetëm një gjuajtje nga distanca.

90’+2′ Shansi i artë për Mustën që nuk ka kordinimin e duhur me kokë ndërsa ndodhej pranë portës. Shkurtaj kërkonte topin nga pas dhe do e kishte më të lehtë.

90′ Mbyllet koha e rregullt. Ka 5 minuta shtesë.

87′ Abazaj dhuron një asist për Mustën nga krahu i djathtë, që në zonën e 16 metrave ka gjuajtur në mënyrë të fuqishme për të ndalur topin në cepin e rrjetës. Kukësi-Laçi 1-1 (Musta 87′)

77′ Minuta të qeta dhe loja që zhvillohet në mesfushë, por pjesa e dytë ka një ritëm më tepër se e para.

70′ Pak minuta në fushë dhe Daku krijon aksionin e parë të rrezikshëm, por gjuajtja nga brenda zone ka shkuar jashtë.

61′ Mundësi e artë për golin e barazimit nga ana e Mustës, Stazhilla bën mrekullinë duke e larguar topin me këmbë.

58′ Xhixha humbet një rast të mirë teksa ndodhej brenda zonës kundërshtare, me gjuajtjen që prek rrjetën e jashtme.

53′ Shkurtaj fal golin e barazimit teksa i vetëm përpara portës së boshatisur, bën një gjuajtje me kokë tërësisht për t’u harruar, duke e dërguar topin jashtë.

50′ I njëjti autor te Laçi. Nuabueze dhuron një perlë nga distanca e 20 metrave, duke goditur dhe mposhtur Avdylin me topin që shkon në cepin e krahut të majtë. Kukësi-Laçi 0-1.

46′ Nis pjesa e dytë. Duro e nis me zëvendësim, Abazaj merr vendin e Maliqit.

45’+2′ Përfundon e para. Kukësi-Laçi 0-0.

45′ Mbyllen 45 minutat e para, shumë pak raste dhe lojë e mërzitshme. Ka 2 minuta shtesë.

39′ Kundërsulm fantastik për Laçin ndërsa gjendeshin tre kundër tre, por Nuabeze nuk gjen kohën e duhur për dhënien e topit te Xhixha, që do të gjendej i vetëm përballë portierit.

31′ Prova e dytë e Laçit në portën kundërshtare pas një gjuajtje fantastike të Lushkjës nga distanca, por nuk ka kordinimin e duhur.

25′ Pushim për lojtarët që të shuajnë etjen në temperatura e nxehta të Shkodrës.

18′ Moment i diskutueshëm. Një ndërhyrje e gabuar në zonën e Laçit të cilën e pëson Rroca, por arbitri vazhdon lojën. Kontestime nga të gjithë lojtarët e Kukësit për një penallti të mohuar.

10′ Një krosim i bukur nga krahu i majtë i sulmit të Laçit krijon aksionin e parë të rrezikshëm në portën e verilindorëve, por Nuabueze nuk ka shënjestrën e duhur pas goditjes me kokë.

6′ Kombinime të bukura mes Et’hemit dhe Shkurtaj në zona të vogla, por Domgjoni zgjidh një moment të vështirë në zonë.

1′ Nis takimi. Topin e parë e shkelmojnë vendasit. Stadiumi është thuajse i boshatisur.

Përpara ndeshjes

Kukësi dhe Laçi do të luajë përballjen e parë të javës së tretë në Superiore, sa i përket ditës së dielë. Ndeshja do të zhvillohet në orën 16:00, ndërsa pritet me interes për rezultatin që do të sjellë kjo përballje.

Sa i përket formacioneve zyrtare, Duro ka zgjedhur që Abazaj të qëndrojë në stol edhe për këtë ndeshje, së bashku me Musollin. Ndërsa në krahun e Laçit, nuk ka asnjë ndryshim te trajneri Starova. /Sport Ekspres/

Formacioni zyrtar

Kukësi: Avdyli, Maliqi, Obanor, Teqja, Kitanovski, Rroca, Limaj, Et’hemi, Musta, Shkurtaj, Gavazaj

Laçi: Stazhilla, Fangaj, Gjoni, Injatocviç, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Lushkja, Xhixha, Deliu, Nuabueze

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *