Shihni intervistat e trajnerëve, Duro: Laçi vajti njëherë në portë, Avdyli duhej të na ndihmonte

Kukësi e ka mbyllur në barazim 1-1 ndaj Laçit, në përballjen e parë të ditës së dielë sa i përket javës së tretë në Superiore. Realizimi i parë do të vinte nga perla e Naubuezes në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa përgjigja do të vinte nga Emiliano Musta, në të njëjtën mënyrë. Më poshtë mund të gjeni intervistat pas ndeshjes së dy trajnerëve për “Supersport:

Sulejman Starova(Laçi): “Të them të drejtë ishim shumë afër fitores. Por ngarkesa psikologjike për mungesën e pikëve ka ndikuar, po ashtu sa edhe gjendja gripale te lojtarët tanë. Më pëlqeu loja kundër ekipit më të mirë të momentit në Superiores. Mund të mundeshim edhe sot. Duke pranuar se më vjen keq që nuk morëm fitoren, mund të them se kampionati është i gjatë.

Kemi shkuar me lehtësi te rruga e rrjetës deri tani, Xhixha ka pasur dy raste. Nuk është vetëm Nuabueze, janë edhe të tjerët. Shpërthimet e Lushkjes nuk ishin rezultative, pasi do të ishte disi më ndryshe. Nuk jemi në hall, pasi kemi luajtur mirë. Kemi luajtur ndaj skuadrës më të mirë të momentit në Superiore, e përsëris. Kemi bërë shumë gabime elementare në pasime dhe në zonën kundërshtare. Nuk jemi aq brilant sa Kukësi në zotërimin e topit”, ka thënë Starova.

Shpëtim Duro(Kukësi): “Laçi është një skuadër e kompletuar. E kisha frikë dhe me këto temperatura të larta. Jam shumë i kënaqur sesi e përballoi lojën skuadra. Kemi bërë një gabim në atë kundërsulm. Në lojë ishim vetëm ne dhe kishim mundësinë që ta fitonim ndeshjen. Pashë në pjesën e dytë që Laçi ishte i dorëzuar.

Vetëm njëherë ka shkuar Laçi në portë, kur shënoi. Teqja dhe Obanor kanë luajtur shumë mirë. Këtu duhet t’i ndihmonte edhe portieri, që të reagonte edhe më mirë. Ka lojtarë që e kanë ndierë lodhjen.  Ajo penallti e padhënë në rastin e Rrocës, vetëm arbitrat tanë nuk e japin. Një moment ndryshon lojën, nuk e kuptova sidomos nga anësori”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online