Mbyllet ndeshja, Meksika thyen Gjermaninë!

0

GJERMANI – MEKSIKË     0-1

Shënues: Lozano 35′

89′ BRANDT SHTYLLË! Gomez krijon një rast për shënim, topi del jashtë zone dhe Brandt godet fort, por shtyllë dhe jashtë. E pafat Gjermania!

87′ Gomez tenton me kokë brenda zonë, topi shkon mbi traversë!

84′ Kros tenton sërish, pret Oçoa!

81′ Meksika fal Gjermaninë. Tre meksikanë në mesfushën gjermane kundër dy mbrojtësave, por sulmi vonohet dhe sfmuohet shansi. Sërish në kundërsulm një minutë më vonë, Lajun godet nga jashtë zone, paksa jashtë.

79′ Del Platenhart, futet Mario Gomez. Gjermania tani e gjitha në sulm!

78′ Kundërsulm rrufe i Meksikës pas dy goditjesh rresht nga këndi për Gjermaninë. Lajun fut në panik Gjermaninë, por gjuajtja e tij shkon paksa mbi traversë.

77′ DRAKSLER ka një penallti në lëvizje, por gjuajtja e tij devijohet mbi traversë. Super rast!

76′ Tenton gjithnjë toni Kros (A është normale?). Mesfushori godet nga distanca, paksa jashtë. Mesfushori po mundohet të shpëtojë Gjermaninë nga humbja e parë në Botërorin ’18.

74′ Futet legjendari Rafael Markez, luan Kupën e Botës numër 5!

71′ Kros humbet një rast të mirë, sepse ishtë në pozicion të favorshëm në zonë, por gjuajtja e tij shkoi mbi traversë. Presion konstant tani nga Gjermania, por në zonë nuk është askush i aftë të krijojë tension (Gomez ndoshta?).

70′ Çiçarito shkon drejt zonës gjermane, Kimish e mbante në pozicion jashtë loje. Megjithatë, sulmuesi meksikan rrëzohet në zonë dhe faullin e shkakton vetë. Rast i shkëlqyer për Meksikën, i shpërdoruar keqas.

68′ VERNER humbet super rast! ishte pozicion jashtë looje, gjithsesi, por duhej të shënonte, pak metra larg portierit meksikan!

67′ Draksler rrezikon! Kros në zonën meksikane, Salsedo nuk largon dot dhe Draksler gjuan fort, por topi shkon mbi traversë, i devijuar.

66′ Heroi i ndeshjes për Meksikën, Lozano, zëvendësohet mes duartrokitjeve. Pas disa javësh PSV do pasurohet duke e shitur!

65′ Meqë në sulm askush nuk di të krijojë rreziqe (Verner?), Kimish shkon përpara dhe tenton një roveshatë spektakolare, por që shkon paksa mbi traversë. Drithërima për Meksikën.

60′ Kedira ishte pa vlerë në rolin që po luante. Logjik zëvendësimi me Rojs.

57′ Meksika sërish kërcënuese me një kundërsulm të shkëlqyer, por Guardado gjuan keq mbi traversë. Gjermania nuk e ka idenë si të ndalë kundërzbritjet meksikane!

55′ Ritmi nuk është është ai i pjesës së parë dhe është logjike. Meksika është më e qetë tani, Gjermania nis të sulmojë dhe Draksler me një gjuajtje brenda zone rrezikon, por gjuajtja devijohet në këndore.

NIS PJESA E DYTË

 

PJESA E PARË – Kjo është Meksikë magjike, Lozano është fenomen. Sulmuesi i PSV Eindhovenit është zbulimi i ndeshjes së sotme, me Gjermaninë që po sheh makthe me një sulm të jashtëzakonshëm dhe me një rival jashtëzakonisht të organizuar. Avantazh i merituar, a do të arrijë Meksika të rezistojë në pjesën e dytë? Pyetja tjetër: Pse Gjermania është aq e brishtë në mbrojtje dhe pse nuk ka një mesfushor që të mbrojë para dyshes së qendërmbrojtësve?

43′ Çfarë futbolli Meksika! Këta ishin ata që festonin me prostituta para disa javësh? Të tjera pas ndeshjes, nëse luajnë gjithnjë kështu! Kishim kohë pa e parë Gjermaninë në vështirësi kaq të mëdha, përtej rezultatit!

38′ TRAVERSË GJERMANIA! Toni Kros godet shkëlqyeshëm nga goditja e dënimit, Oçoa devijon lehtë, sa për të shmangur golin, me topin që godet traversën. I pafat Futbollisti i Finales në vitin 2014.

35′ GOL MEKSIKA! SUPER GOL, I MERITUAR! Kundërsulm perfekt i Meksikës, i dyti në pak sekonda. Nëse në të parin fati nuk deshi që sulmi të përfundonte, në sulmin e dytë Lozano, sërish ai, bëri lëmsh mbrojtësin e djathtë dhe me një gjuajtje të fortë mposhti Nojerin.

29′ Sërish Gjermani konfuze në mbrojtje, sërish Meksikë e rrezikshme, por gjuajtja nga distanca ndalet nga Nojer.

27′ Ndeshje me ritëm të jashtëzakonshëm, edhe më e bukur se Spanjë-Portugali, mund të thuhet, edhe pse goli mungon. Meksika është e pandalshme, në kundërsulm është gjithnjë e frikshme dhe gjithnjë në krahun e majtë me Lozanon fut në panik Gjermaninë. Sërish sulmuesi bën disa finte dhe pason te Lajun, por ky gjuan mbi traversë.

18′ Krahu i djathtë i mbrojtjes gjermane po shënjestrohet nga sulmet e Meksikës, që për pak sa nuk krijon një tjetër mundësi të shkëlqyer për gol. Mbrojtja e Gjermanisë nuk është shumë solide sot.

16′ Meksika për pak sa nuk shënon autogol! Kimish kroson nga e djathta e sulmit gjerman, Salsedo largon topin në këndore, por për pak sa nuk shënon në portën e vet! Me fat Meksika!

14′ Toni Kros ndal me dorë një top afër zone, duke kujtuar se pësoi faull. Goditje dënimi për Meksikën, top në zonë dhe Moreno gjuan, por pret Nojer, shumë i sigurt sot (ishte portieri më i mirë i Botërorit 2014). Rrezikon sërish Meksika, aspak inferiore ndaj kampionëve të botës!

9′ Kundërsulm i shpejtë i Meksikës, Humels shkakton faull jashtë zone. Gjithsesi, Lajun gjuan mbi traversë nga një pozicion shumë i mirë.

7′ Sulm me shumë pasime nga Gjermania, pas ekzekutimit të një goditjeje nga këndi. Në fund gjuan Humels, lehtë, pret Oçoa.

3′ Verner pranë golit! Talenti i madh gjerman futet në zonë nga e djathta, gjuan fort, por diagonalja del jashtë. Sulmuesi i Lajpcigut është ndër lojtarët më interesantë të këtij Botërori.

1′ Start i shpejtë, Meksika pranë golit! Lozano futet në zonë pasi i shpëton pozicionit jashtë loje, gjuajtje e fortë, por Boateng devijon në këndore. Me fat Gjermania!

1′ NIS NDESHJA!

Dominim meksikan në stadiumin Luzhniki të Moskës. Janë 4 herë më shumë tifozë meksikanë, sesa gjermanë, po të luhej mes tyre, dihej fituesi!

Vjen momenti i debutimit të Gjermanisë kampione bote, që prej orës 17.00 ndeshet me Meksikën.

Nojer titullar, Plattenhardt në të majtë luan për shkak të mungesës të Hektor, i sëmurë.

Ndërkaq, Meksika luan me skemën e zakonshëm 4-3-3, me Çiçarito sulmues të avancuar.

Në 11 përballje me Gjermaninë, Meksika ka fituar vetëm një herë, në Meksikë ’86. Ndërkaq, në 7 Botërorët e fundit Gjermania e ka nisur gjithnjë me fitore.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.