Mbrojtja problematike te Kukësi, vështirësohen llogaritë për Cungun

0

Kukësi ka pretendime madhore, por në tre takimet e fundit nuk ka mundur që të marrë asnjë fitore, çka ka bërë që diferenca me vendin e  parë të thellohet gjithnjë e më shumë. Ndeshja e radhës për kuksianët është ajo me Kamzën, por shqetësimet nuk janë të pakta për ndeshjen e radhës, sidomos në repartin e mbrojtjes.

Në krahun e majtë duket se është problem  më i madh, pasi Zguro mungon për shkak kartonësh, ndërsa Rrumbullaku është në fazën e fundit të rikuperimit dhe stafi mjekësor nuk e jep lejen për të luajtur. Problemi bëhet akoma dhe më i madh, pasi edhe kapiteni Shameti ka prej kohësh shqetësime dhe nuk po gjen qetësi. Në mungesë të gjirokastritit, Cuculi nuk ka asnjë mundësi që të s’postohet në të majtë të mbrojtjes, ndaj do të vendoset në qendër me Qaqin.

Në të majtë me shumë gjasa do të tërhiqet Uillima Kordeiro, i cili edhe më parë është aktivizuar në këtë pozicion. Llogari të ndërlikuara për takimin e radhës që është mjaft i rëndësishëm, pasi nëse do i të vinte dhe një hap tjetër i gabuar atëherë situata do të vështirësohej akoma dhe më shumë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.