Spaleti: Ja kush ishte armiku ynë më i madh, dua të bëhem trajneri më i madh në histori

Luçiano Spaleti po bën mirë me Interin e tij, edhe pse humbja me Atalantën i ka kthyer disi me këmbë në tokë zikaltrit, që për pak besuan se mund të rivalizonin Juventusin për titull. Në një intervistë për “Corriere della Sera”, tekniku i Interit foli për shumë tema, duke mos anashkaluar dhe mungesën e transferimit të Modriç në San Siro.

“Tani që jam trajneri i Interit dua që të jem trajneri më i madh në historinë e këtij klubi. Armiku më i madh ishte besimi. U tregova lojtarëve se të gjithë bashkë kemi të njëjtën pengesë dhe së bashku mund ta kalojmë atë e jo duke u bazuar vetëm te një apo dy lojtarë. Entuziazmi është kthyer dhe them se gjërat po shkojnë mirë”.

“Ai është një lojtar i madh, me shumë cilësi dhe është i aftë të flasë në fushë duke treguar se si luhet futbolli”.

 “Edhe një vit më parë ne luajtëm një ndeshje të tillë ndaj Lacios. Është një moment që ndodh, por më pas ne shkuam në Champions sezonin e shkuar. Kundërshtarët tanë përfitojnë nga ne”.

“Ne kemi një projekt ambicioz, nuk ka mure me letra, por kemi ndërtuar një kala. Nuk mund të vendosim kufij, por do tentojmë që të shkojmë sa më larg”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online