Mbaron huazimi, Skënderbeu “peshkon” në Kosovë një mesfushor

0

Skënderbeu vazhdon të prodhojë lajme në lidhje me merkaton, sepse është në transformim të vazhdueshëm, me lojtarë që largohen (Gavazaj) apo rinovojnë (Radas).

Ndërkaq, priten edhe afrime dhe klubi po mendon të ndërtojë një ekip me shumë të rinj të talentuar brenda, për t’u dhënë shansin ta tregojnë sa vlejnë.

Portali “Korça Sot” konfirmon se Skënderbeu ka vendosur të mos shpenzojë shumë për të gjetur pasuesin e Sabien Lilajt, sepse nga Kosova është kthyer mesfushori Mohamad Al Kajed, i cili këtë vit ishte në huazim te Trepca ’89.

21-vjeçari është pjesëtar i kombëtares U-23 të Palestinës, u bë pjesë e Skënderbeut në janar, duke ardhur nga ligat e ulëta suedeze, por nuk qëndroi në Korçë, sepse u huazua në Kosovë.

Në fakt, aty Mohamad Al Kajed nuk është se pati shumë hapësirë, duke mos u ambientuar dot, por Skënderbeu ka vendosur t’i japë besim dhe trajneri Orges Shehi do ta shohë me kujdes në javët e ardhshme.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.