Materaci: Faketi nuk më la të shkoja tek Milani

0

Ish-mbrojtësi i Interit dhe kombëtares italiane Marko Materaci ka qenë i ftuar nderi në “Inter Club Peppino Prisco”. Duke folur me tifozët e zikaltërve, Materaci ka rrëfyer emocionet e forta të përshkuara gjatë karrierës së tij tek zikaltërit. “Tuttocalciopuglia.com” ka zbardhur disa prej batutave të Marko Materacit në takimin e tij me tifozët zikaltër.

Eksperienca te Evertoni – “Në planin sportiv ishte shumë pozitive. Në atë periudhë në Angli ishin të gjithë të çmendur pas të huajve. Tradicionalisht ata janë shumë nacionalistë, me të huajt janë disi më të tërhequr. Por tani ata janë shumë më përpara në krahasim me Italinë. Stadiumet atje janë të mrekullueshëm. Në planin familjar mbërrita në Liverpul së bashku me bashkëshorten dhe djalin 1 vjeç e gjysmë dhe më dukej sikur njerëzit atje nuk flisnin anglisht. Njerëzit ishin shumë të mbyllur. Nëse do të kisha qenë në Londër do të kishte qenë ndryshe dhe jo më kot pas 6 muajsh u largova.”

Faketi – Ishte 1 prilli 2001, Peruxhia-Inter 2-3, Materaci shënonte një nga golat e zikaltërve duke barazuara rekordin e Faketit. “Ai erdhi në dhomat e zhveshjes dhe më tha që të ndaloja së shënuari për të mos i thyer rekordin”- ka thënë Materaci. “Ishte ai që më ka mbajtur te Interi, duke më penguar të kaloja tek kuqezinjtë”.

Interi – “Pas gjysmëfinales në Ligën e Kampioneve në Barcelonë, Murinjo më komunikoi se do të luaja në finale. Ishin gati të bënim foton zyrtare të atyre viteve, por Leonardo na pengoi. Unë isha gati për kupën time të vërtetë, ajo të cilën e kam bërë tatu, por atë ditë Leonardo na komunikonte: Nuk bëhet më foto zyrtare. Kjo është arsyeja që nuk e kemi foton zyrtare me 5 kupat.”

Pasioni për futbollin – “Më përpara, nuk kishte PlayStation, nuk kishte Nintendo Wii, nuk kishte televizor. Kjo na jepte mudnësi të luanim në rrugë. Në kohët e tashme as që mendohet të dalësh të luash në rrugë, sepse duhet të jesh gjithë kohën me sytë katër.”

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image