Martini: Vllaznia për mbijetesë me 800 milionë?

0

Nuk ka dritë në fund të tunelit për Vllazninë, që prej vitesh mundohet të kthehet në pozicione të mira në renditje, të paktën për të luftuar për një vend në Europa League, por si sezonin e shkuar, edhe në atë aktual, mbijetesa është synimi i vetëm.

Të gjithë shohin si arsye të dështimit menaxhimin e dobët të klubit dhe mungesën e një presidenti të aftë të vendosë në periudhën afatshkurtër e afatgjatë, sepse realisht paratë nuk kanë munguar dhe këtë verë janë afruar lojtarë me emër, si Orelesi, Vucaj, Hasani, etj.

Ish-futbollisti dhe trajneri i njohur shkodran Edi Martini, i njohur për qëndrimin e tij kritik dhe pa diplomaci kur bëhet fjalë për Vllazninë, me një postim në Facebook, ka shprehur shqetësimin e tij për këtë situatë, duke qenë i bindur se me financat aktuale Vllaznia duhej të luftonte për 4 vendet e para.

“Kam pa e kam dëgju se një ekip nuk shkon mirë se s’ka lekë, por as kam pa as kam dëgju që një ekip që ka 800 milionë duhet me rilind siç ndodh në Shkodër. Është e vërtetë se duhet president, por asht edhe më e vërtetë se po pat dashamirësi dhe bashkëpunim ekipi ec përpara. Më vjen keq që punët kanë shku deri në këtë pikë të hallit, por jam i bindur se Vllaznia me ato lekë që ka duhet të ishte në 4 vendet e para”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image