Maldini: “Gatuzo po më pëlqen. Shpresoj të shpallet Napoli kampion”

0

Paolo Maldini nuk është pesimist, as pas humbjes ndaj Arsenalit, sepse ka fjalë të mira për Milanin dhepër punën e Xhenaro Gatuzos: “Nuk e pashë ndeshjen, por e çmoj shumë punën e Gatuzos. Ka treguar grinte, por edhe aftësi, po përdor eksperiencën e madhe si futbollist. Po tregon se mund të bëjë mirë, edhe pse nuk ka drejtuar skuadra të mëdha para Milanit”.

Gjithsesi, Maldini kërkon kujdes, kur flitet për Champions: “Shumë e vështirë, kjo humbje në Europë vjen në momentin më të keq të mundshëm. Ka raste kur mjafton një rrëzim, që të të duket humnerë distanca me vendin e katërt”.

Legjenda kuqezi flet edhe për ish-shokun e kombëtares, Xhixhi Bufon: “Kur unë e lashë futbollin, isha dakord me klubin. Kontratën e fundit e kisha firmosur i dëmtuar, isha me paterica. Duhet parë si do të jetë Bufoni, fizikisht dhe mendërisht”.

Gara për titull, a ka marrë fund? “Nuk ka mbaruar. Napoli ka ende shanse të mëdha ta fitojë titullin dhe kështu shpresojmë të gjithë, për të mirën e spektaklit. Për momentin kampionati italian mbetet më i paparashikueshmi, edhe pse ka ikur koha kur klubet italiane dominonin Europën. Ka më pak investime, ndaj duhen më shumë fantazi e përgatitje taktike. Vetëm Juventusi po investon dhe është një realitet më vete, klubet e tjera nuk munden të investojnë më si para një apo dy dekadash”.

Interi feston 110-vjetorin: “Ka pasur gjithnjë respekt dhe rivalitet mes nesh. Kur nisa të luaj në Kombëtare, ekzistonte një bllok i Milanit dhe një i Interit, ndaj njiheshim mirë”.

E ardhmja me kombëtaren? “Jam i gatshëm të bisedoj, por është ende shumë herët për të thënë që do të përfshihem në ndonjë projekt. Bota e futbollit më ka pëlqyer gjithmonë, por nuk është e thënë që të jem brenda saj me çdo kusht”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.