Makth për Anglinë, Gjermania e mund sërish

0

Nuk ka rrugëdalje Anglia, kur i del përpara Gjermania. Sot 21-vjeçarët angleze u mundën nga ata gjermanë në gjysmëfinalen e Europianit të 21-vjeçarëve, që po zhvillohet në Poloni.

Një gjysmëfinale dramatike, plot emocione e përmbysje. Dejvi Selke shënoi për gjermanët në minutën e 35-të, por golin e sulmuesit të talentuar e përmbysën Demarai Grei në minutën e 41-të dhe Temi Abraham në të 50-tën.

Ëndrrat e Anglisë morën një goditje në minutën e 70-të, kur barazoi Feliks Plate, ndërsa më pas nuk pati gola, as në shtesa.

Djemtë e trajnerit Shtefan Kunc triumfuan pas 11-metërshave, 4-3, me portierin Julian Polersbek që u bë hero, sepse priti penalltitë e gjuajtura nga Temi Abraham dhe Nethën Redmond.

Është finalja e parë për gjermanët që prej triumfit në vitin 2009 dhe finalja e tretë në histori.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image