Luftëtari “zbarkon” në Kosovë, gjen një sulmues

Mevlan Zeka është në listën e dëshirave të disa klubeve pas largimit prej skuadrës së Lirisë së Prizrenit. Sulmuesi kërkohet nga disa klube në Kosovë, por jo vetëm. Momentalisht Drita e Gjilanit, e sapo shpallur kampione, i ka bërë një ofertë sulmuesit, por ende nuk ka një marrëveshje mes palëve.

Sipas “Supersport”, sot ai ka pasur një takim me presidentin e Luftëtarit, Grigor Tavon. Me largimin e Bregut dhe Abazajt, gjirokastritët synojnë të përforcohen në sulm dhe Zeka është një nga lojtarët që ata duan ta kenë në ekipin e tyre.

Për sulmuesin interesohet edhe Feronikeli i Sulejman Starovës, por edhe Vëllaznimi, klube këto me të cilat ai ka luajtur edhe në të shkuarën. Mbetet për t’u parë se çfarë zgjedhje do të bëjë sulmuesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *