Lokomotiva “flet shqip”, Tuci e Mehmetllari e nderojnë

0

Lokomotiva e Zagrebit U19 rigjen fitoren dhe sërish protagonistë janë dyshja kuqezi, Arbër Mehmetllari dhe Indrit Tuci. Sulmuesi dhe mesfushori i avancuar shënuan dy golat që i dhanë fitoren skuadrës kroate ndaj ekipit të Istra.

Kjo përballje u mbyll me rezultatin e pastër 2-0,  ndërkohë që gjithçka u zhbllokua në minutat e fundit të pjesës së parë. Konkretisht ishte Tuci që  realizoi në minutën e 40-të dhe Lokomotiva shkoi në pushim me epërsinë minimale 1-0.

Indrit Tuci dhe Arbër Mehmetllari

Një javë më parë mesfushori asistoi për Mehmetllarin, në takimin që përfundoi 2-2 me Varazhdin. Për Tucin ky ishte goli i dytë në Kroaci, kurse për sulmuesin i gjashti. Më i rëndësishëm është fakti që Mehmetllari ka një ecuri të mirë, teksa në katër javët e fundit ka shënuar 6 herë.

Sot ai realizoi në minutën e 57-t dhe vulosi fitoren e Lokomotivës. Të dy të rinjtë kanë kaluar në Kroaci pasi spikatën në Shqipëri me Akademinë e Futbollit. Sigurisht që kroatët i kanë vëzhguar nga afër dhe janë bindur për cilësitë e tyre, ndaj edhe u kanë ofruar kontrata si profesionistë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.