Lioni befason, Fekir nuk është më në shitje

Duket se shpresat e Liverpulit për të marrë Nabil Fekir nga Lioni po zbehen nga dita në ditë.

Para pak ditësh u raportua nga mediat franceze se ishte arritur marrëveshja për kalimin e mesfushorit në Anfield, për rreth 60 milionë euro.

Megjithatë, Lioni përgënjeshtroi prerë spekulimet dhe deklaroi se nuk ekzistonte asnjë tratativë me The Reds.

Në fakt, orët e fundit ka pasur një ofertë zyrtare, por kjo nuk e ka kënaqur Lionin, që është bezdisur edhe nga fakti se Liverpuli ka kontaktuar agjentët e Fekirit.

Për pasojë, klubi francez ka dalë me një deklaratë zyrtare, ku bën të ditur se negociatat me Liverpulin kanë marrë fund dhe se Fekir do të qëndrojë në Lion edhe për sezonin e ardhshëm. Presion për Liverpulin, apo vendim final, do ta tregojë koha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *