Lilaj: Nuk e njihja Panuçin, dua ta bind

0

Mesfushori i Skënderbeut, Sabien Lilaj, është kthyer në kombëtare pas një mungese të gjatë dhe në prag të ndeshjes miqësore kundër Turqisë shprehet optimist për rezultat pozitiv, por shpreson që të ketë hapësirë për t’i treguar trajnerin Panuçi sa vlen.

“Para grumbullimit, nuk kisha kontaktuar asnjëherë me trajnerin, e takova për herë të parë këtu. Nuk është e thënë të kesh kontakte të mëdha me trajnerin. E rëndësishme është që kur vjen këtu të japësh maksimumin dhe ai të ngelet i kënaqur. Besoj se gjatë kësaj jave jam përgatitur mirë dhe kam dhënë maksimumin dhe shpresoj që nesër të luaj disa minuta”.

Miqësorja dhe pozicioni i Lilajt – “Kemi përballë një kundërshtar të fortë, por nuk do futemi për barazim. Do japim më të mirën tonë dhe pse të mos dalim me fitore. Pozicioni im është para mbrojtjes, aty ndihem mirë, i njëjti rol që po luaj edhe te Skënderbeu. Edhe trajneri te ai rol më ka provuar, ndaj ndihem mirë.”

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image