Veseli: Dua të kthehem në Serinë A, me ose pa Empolin

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Frederik Veseli, ka folur në prag të miqësores kundër Turqisë, duke u ndalur te fakti që më në fund kuqezinjtë po kalojnë shumë kohë duke u stërvitur së bashku. “Kjo kundër Turqisë është ndeshje shumë e rëndësishme. Në grumbullimet e kaluara kemi pasur pak kohë për stërvitje, ndërsa këtë javë kemi bërë shumë punë të mirë. Jemi bashkuar edhe si grup dhe kemi pasur një shans për të njohur trajnerin pak më shumë.”Kemi pasur një javë të plotë për ta përgatitur dhe nuk besoj se ekzistojnë ndeshjet miqësore. Duhet të japim maksimumin për të bërë sa më mirë dhe duhet të tregojmë kujdes.”

Merkatoja dhe e ardhmja e Veselit përbëjnë interes, sepse po luan në Serinë B me Empolin, ndërsa Seria A është dëshira e tij: “Jam mirë tek Empoli, luaj rregullisht për 90 minuta në çdo ndeshje dhe rezultatet kanë qenë të mira, edhe pse kemi pasur disa humbje, ndaj shpresoj të kthehemi sërish në formë dhe të ngjitemi në Serinë A. Ka pasur disa oferta kundrejt meje gjatë merkatos së verës, nga Seria A dhe nga jashtë Italisë, por presidenti i klubit nuk më la të largohesha, bëri çmos që të qëndroja aty. Më zgjati edhe kontratën në klub dhe shpreson që të ngjitemi në Serinë A bashkë me mua, nëse bëjmë një kampionat të mirë, ose do të më shesë verën e ardhshme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online