Lëvizin te Bylisi, vjen firma e radhës

0

Bylisi ka nisur përgatitjet dhe po mendon për sezonin e ardhshëm në Superiore. Presidenti Besnik Kapllanaj po tenton të përforcojë ekipin dhe paralelisht edhe po nënshkruhen kontratat e reja me lojtarët e sezonit të shkuar.

Një prej atyre që ka bindur është sulmuesi Saliu Guindo, i afruar në merkaton e janarit pas një eksperience te Skënderbeu në Superiore. Klubi ballshiot ka informuar se me lojtarin nga Mali është nënshkruar një kontratë për dy vitet e ardhshme.

“Zyrtare! Saliu Guindo firmos edhe për dy sezone në Ballsh. Presidenti Kapllanaj dhe sulmuesi i Kombetares së Malit vijojnë bashkëpunimin edhe në Superiore!”, njofton klubi i Bylisit përmes faqes zyrtare në Facebook. 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.