Largim pas katër vitesh, Erzeni ndahet me mesfushorin

0

Humbja e fundit ndaj Veleçikut në transfertë i kushtoi shumë Erzenit, pasi Vllaznia kryesuese fitoi dhe diferenca mes ekipeve ka shkuar në 7 pikë. Ekipi shijakas vazhdon gjithsesi të luftojë fort për një vend në Superiore, por ka humbur shërbimet e një prej lojtarëve kryesorë.

Igli Dakavelli aktivizohet me Erzenin prej katër vitesh, por ai është detyruar të ndërpresë kontratën me klubin. 26-vjeçari është larguar drejt Gjermanisë për shkaqe personale, ndërsa klubi i Kategorisë së Parë ka bërë publik lajmin në faqen zyrtare të klubit në rrjetet sociale, duke e falenderuar mesfushorin për kontributin e dhënë.

Kavajasi është aktivizuar me Apoloninë më parë, ndërsa në verën e vitit 2015 kaloi tek Erzeni. Gjatë këtij sezoni, Dakavelli ka shënuar një gol me ekipin, ndërsa tashmë e ka mbyllur sezonin e tij para kohe.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.