Larg Europës Siti kthehet mbret, tre shpulla Totenhemit dhe titulli thuajse zyrtar

Në harkun e tre ndeshjeve mes kampionatit e Ligës së Kampioneve Mançester Siti u shpartallua nga Liverpuli dy herë dhe nga Mançester Junajtid në derbin që duhej të zyrtarizonte titullin. Momente të zeza për ekipin e Guardiolës, i cili e humbi kontrollin dhe shihte i pafuqishëm se si makineria e tij pefekte u shkërmoq nën goditjet e rivalëve të mëdhenj anglezë.

Champions League, fiksimi i pronarëve të Sitit dhe objektivi i madh i Guardiolës, iku. Mbetet kampionati, ai është në xhep dhe Siti konfirmoi edhe sot se në Premier Ligë zbavitet dhe mund çdo rival, kur e merr seriozisht. Sot kundër Totenhemit erdhi një fitore bindëse 3-1, me Gabriel Zhezus e Gyndogan që shënuan në harkun e tre minutave në mesin e pjesës së parë. Eriksen shkurtoi në fund të pjesës së parë, duke bërë ç’të mundej, por Siti ishte tepër i fortë dhe Sterling në minutën e 72-të mbylli llogaritë.

Titulli në dorë dhe festa është gati, nëse nesër fiton Junajtid, gjithçka shtyhet edhe për një javë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *