Lamtumira e dhimbshme e Feher, sot bëhen 15 vite nga tragjedia

Dita e sotme, 25 janari, është një datë që sjell kujtime shumë të hidhura për klubin e Benfikës. 15 vite më parë, klubi i “shqiponjave” u prek nga një tragjedi, pasi sulmuesi hungarez Miklos Feher u nda nga jeta pas një arresti kardiak në fushën e lojës.

Vdekja e hungarezit mori vëmendjen e medieve botërore, pasi nuk ndodhte prej vitesh një futbollist i të tillave nivele të ndahej nga jeta në të tilla rrethana.

Për nder të Feher, Benfika tërhoqi përjetësisht numrin 29, ndërsa vdekja e tij është bërë shkak që të shtrëngohen masat gjatë kontrolleve mjekësore, pasi tragjedia e Feher mund të ishte parandaluar nëse ai do ishte diagnostikuar në kohë për problemin në muret e zemrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *