Lacio-Juve | Ndeshja historike për Inzagin dhe penalltia e… Strakoshës

Lacio-Juventus është një nga sfidat më të luftuar në futbollin italian dhe të dyja skuadrat kanë treguar shpeshherë se mund t’i prishin shumë punë njëra-tjetrës.

Simone Inzagi, trajneri i Lacios, ka folur sot para ndeshjes kundër “Zonjës së Vjetër”, një ndeshje që për të është historike. Nga ndeshja e shumë viteve më parë përballë vëllait të tij, Pipos, deri te pritja fantastike e Strakoshës në sekondat e fundit, ajo penallti përballë Dibalas që mbahet mend gjatë.

 

Edhe vetë Simone pranoi se kjo sfidë është shumë e veçantë për të, pasi Juventusi i ka shkaktuar shumë kujtime të bukura, por dhe ato që kërkon t’i harrojë sa më shpejt.

“Kemi treguar se dimë ta mposhtim Juventusin. Të gjithë e dinë se kjo është një sfidë e veçantë për mua. Kundër Juves kam shumë kujtime të bukura dhe ajo penallti e pritur nga Strakosha është një nga momentet më të paharrueshme. Por Juventusi momentalisht duket i pandalshëm dhe do të jetë një sfidë shumë e vështirë”,- tha Inzagi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *