Kutinjo: Ronaldinjo idhulli im, mezi pres të rikthehem në “Anfield”

0

Felipe Kutinjo zgjodhi një mënyrë të veçantë për të festuar golin në mesjavë ndaj Mançester Junajtid, duke mbyllur veshët në shenjë proteste ndaj kritikave të shumta të lëshuara drejt tij nga mediet dhe tifozët.

Në një intervistë të bërë së fundmi braziliani flet për herë të parë mbi festimin, ndërsa nuk harron të prekë dhe rikthimin në “Anfield”, kësaj radhe si rival.

“Festimi ishte një çlirim për mua. E bëra që njerëzit ta kuptojnë se në shumë raste e kam të nevojshme që të mbyll veshët e mi  në mënyrë që të bëj siç duhet punën time”.

“Do të jetë diçka shumë speciale. Mezi po pres. Është e vështirë për ta shpjeguar atmosferën në “Anfield”, është e jashtëzakonshme. Duhet të jesh aty që ta kuptosh. Tani do ta përjetoj si rival”.

IDHULLI –  “Ronaldinjo ka qenë gjithmonë idhulli im. Do të kisha shumë dëshira që të kisha luajtur me të kur ai ishte në kulmin e tij. Isha shumë nervoz kur e takova për herë të parë. Kam ende diku në shtëpi një foto që kam bër me të. Edhe kur takova Mesin kam qenë shumë nervoz”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.