Kush ka nevojë për Ibrahimoviç? Suedia ndal fluturimin e Zvicrës

Suedia ka mundur minimalisht Zvicrën në raundin e 1/8 në Kupën e Botës dhe ka marrë një biletë për në çerekfinale. “Vikingët” nuk po ndalen së surprizuari këtë edicion, pasi kaluan gripin ku ndodhet dhe Gjermani tani eliminojnë dhe zviceranët. Në një ndeshje mjaft interesante, Suedia e deshi më shumë kualifikimin, megjithatë e gjeti golin në pjesën e dytë.

Në fraksionin e parë Suedia pati dy raste të rrezikshme për shënim me Berg dhe Ekdal, megjithatë nuk i finalizuan dot. Në anën tjetër Zvicra ishte më pasive dhe suedezët i kishin marrë mirë masat për Shaqirin e CO. Ndonëse pjesa e dytë nuk nisi me ritëm, Suedia gjeti golin në të 66-ën me anë të Forsberg, i cili u ndihmua dhe nga një devijim i Akanxhi. Më pas Zvicra reagoi dhe e rriti presionin, por më kot, pasi Suedia u mbrojt mirë deri në fund dhe i krijoi shumë pak hapësira Zvicrës.

Në këtë mënyrë Suedia kalon në fazën tjetër ku do të ndeshet me fituesen e çiftit Kolumbi-Angli. Një sukses shumë i madh për Jan Olo Anderson, që po bën mirë. Në krahun tjetër përfundon këtu aventura e shqiptarëve të Zvicrës. Zvicra e ka mbyllur me 10 lojtarë pasi Lang mori karton të kuq në sekondat e fundit të ndeshjes. Lang ndërhyri në mënyrë të parregullt në dëm të Olson dhe fillimisht arbitri akordon 11-metërsh.

Më pas me sistemin VAR e ka anuluar 11-metërshimn, por ka lënë në fuqi kartonin e kuq për mbrojtësin Lang. Suedia ecën përpara dhe duket se bën më mirë edhe pa Ibrahimovicc, për të mos thënë më mirë!

 

Suedi   1

Zvicër   0

 

SHËNUES: Forsberg 66′

 

66’ – Forsberg  mjaft bukur godet nga brenda zone, topi devijohet nga Akanxhi dhe përfundon në fundin e rrjetës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *