Doping financiar, UEFA rihap hetimet për PSG-në

Verën e shkuar PSG investoi shifra të frikshme dhe të padëgjuara më parë për të blerë Nejmarin dhe Mbapenë. Të dy lojtarë të rinj dhe me shumë kualitet. Synimi i PSG-së ishte që të dominonte dhe në Europë, megjithatë diçka e tillë nuk u arrit dhe normalisht përfitimet nga UEFA ishin më të pakta, çka do të thotë se bilancet në fund mund të mos rezultojnë në ekuilibër. Gjithsesi, PSG ka pasur bilance të pastra falë kontratave milionere me sponsorët, ndërsa Mbape zyrtarisht do të blihet këtë verë.
UEFA hetoi, por gjithçka rezultoi në rregull, nuk kishte shkelje të Fair Play financiar.
Gjithsesi, sot është bërë me dije se ka nisur një hetim i ri për PSG-në, për transferimin e Nejmarit që kushtoi 222 milion euro, si dhe të Mbapesë, 180 milion euro.
Sipas UEFA-s, dyshohet se PSG ka kryer një shkelje edhe më të rëndë, që është Doping financiar. Kontratat e shumta të sponsorizimit mund të jenë fiktive ose thjesht para nga pronarët e klubit, që i marrin nga shteti i Katarit.
Duket një situatë jo e favorshme për Parisin, që duhet të ketë shumë kujdes nga “fair-play” financiar, pasi UEFA ka treguar se nuk toleron aspak në këtë pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online