Kuqi-Halilaj pranojnë, tani në të Parën

0

Vjet e nisën sezonin në Superiore me fanellën e Kamzës, kurse këtë sezon do të luajnë në të Parën. Taulant Kuqi dhe Argent Halilaj e kishin pranuar prej kohësh ofertën e bërë nga Oriku dhe tashmë janë vënë nën urdhrat Artan Sakajt, ish-shokut të skuadrës te Flamurtari. Për portierin në janar pati oferta edhe nga Kosova, por qëndroi pushim.

Halilaj do të mbrojë portën e Orikut në Kategorinë e Parë dhe së bashku me Kuqin do të jenë ndër shtyllat e ekipit, teksa synimi është qëndrimi në këtë nivel të futbollit shqiptar. Portieri 34-vjeçar ka goxha eksperiencë në elitë, pasi ka luajtur me Kastriotin dhe Kukësin, përveç Flamurtarit. Pak muaj te Kamza dhe tani do i duhet të luajë në të Parën.

Edhe Kuqi do të bëjë të njëjtën gjë dhe vendimi për të luajtur me Orikun nuk është marrë rastësisht. Të dy lojtarët do kenë mundësinë të jenë pranë familjes. Janë vitet e fundit të karrierës dhe mund të jetë zgjedhja më e mirë. Ata do kenë mundësinë të ndihmojnë edhe të rinjtë e tjetër vlonjatë të Orikut të rriten.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.