Lovren si Kurtua: Franca nuk luajti futboll!

Mbrojtësi i Kroacisë Dejan Lovren nuk e ka gëlltitur ende humbjen në finalen e Kupës së Botës, pasi sipas tij Kroacia luajti shumë më mirë se Franca në finale, një deklaratë që është thuajse identike me atë të belgut Tibo Kurtua, pasi portieri i Çelsit akuzoi Francën se është një ekip antifutboll.

“Ata kishin taktikën e vet dhe duhet ta respektosh këtë zgjedhje. Ata pritën për shanset e tyre dhe shënuan, si në çdo ndeshje. Jam i zhgënjyer, sepse ne humbëm, por luajtëm një futboll shumë më të mirë se Franca”.

Lovren kritikoi edhe përdorimin e VAR-it, vendimtar në golin e dytë të Francës, me penalltinë akorduar Francës, pas konsultimit të arbitrit Nestor Pitana me pamjet filmike.

“Franca ka qenë një ndër favoritet për të fituar Kupën e Botës dhe ia doli. Megjithatë, askush nuk i kupton rregullat. Perishiç nuk mund të reagonte kur topi i preku dorën, ndaj përse arbitri dha penallti?

“Natyrisht VAR ka nevojë për përmirësim. Ndonjëherë është penallti, ndonjëherë jo, nuk e kuptoj realisht. Shumë njerëz thonë që nuk ishte penallti, por ç’mund të bëjmë tani?”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online