Kujton 1995, Bufon habitet me zhvillimin e Shqipërisë!

0

Xhanluixhi Bufon ka qenë gjithashtu në konferencën për shtyp të dhënë në “Loro Boriçi” për sfidën Shqipëri-Itali, teksa menjëherë i pyetur për situatën që po ndodhen shumë kombëtare të madhe dhe rrezikojnë të mbeten jashtë, si Holanda e Argjentina, tha:

“Kam dy mendime që janë në kundërshtim mes tyre dhe kanë emërues të përbashkët, romanticizmin. Një Botëror pa Holandën dhe Argjentinën, duke qenë se njerëzit janë mësuar me këto emra, por në anën tjetër ka edhe skuadra që nuk është se kanë histori dhe duan ta provojnë, pasi kanë këtë të drejtë ta bëjnë”.

Sakaq, mbi Shqipërinë dhe rikthimin e tij, pasi dikur vishte fanellën e Parmës në Durrës, tha: Do të jetë një kënaqësi për mua që të luaj në Shqipëri. Edhe pse, rikthehem, pasi kam qenë këtu në vitin 1995 në ndeshjen Teuta-Parma, në Durrës, dhe pas 23 vjetësh rikthehem në Shqipëri dhe më erdhi mirë që e pashë në zhvillim e sipër. Më duket se ka një pozitivistet brenda saj të atij që po zhvillohet dhe po arrin objektiva të rëndësishme, jo vetëm në futboll dhe kjo është gjëja më e rëndësishme.

Mbi kritikat ndaj Italisë dhe mbledhjen mes futbollistëve…

Duhet të nisim të shohim përgjigje dhe uroj që të rigjejmë një skuadër me karakter dhe dëshirë. Sepse, ndaj Shqipërisë duhet të bëjmë ashtu si kërkon fanella jonë. Duhet të jemi skuadër me S të madhe.

Në 3-4 vitet e fundit, ka pasur rezultate negative ndaj ekipeve ballkanike si Armenia, Bullgaria, Rumania, Maqedonia. Ka probleme me skuadrat lindore, apo mungon motivimi?

Janë problematika dhe futbolli është përmirësuar kudo dhe nuk ka më skuadra dyshek, thuajse aspak… Si pasojë gjen skuadra që janë të përgatitur në çdo profil, fizik, taktik dhe teknik. Shumë futbollistë shqiptarë apo maqedonas që tashmë aktivizohen në kampionatet më të mira evropiane dhe diferenca ulet disi. Dhe, nëse ti nuk përballesh me këto ndeshje me vendosmëri dhe determinacion, rrezikon që të mos i fitosh dhe këtë ka thënë fusha në vitet e fundit.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image