Kthim pas në kohë, Pashk Laska nuk bën shaka!

Kur te Laçi mësuan emrin e kundërshtarit që do kishin përballë në Europa League, të gjithë e konsideruan çështjen e kualifikimit të mbyllur. Pas 180 minutave lojë kurbinasit ia dolën të kalojnë në turin e dytë. Por, edhe pse rivali ishte superior dhe në total dominoi në dy ndeshje, Laçi u tregua racional dhe bëri atë që kishte mundësi.

Kualifikim me fat, por fati vjen si ta kërkosh. Skuadra e drejtuar nga Besnik Prenga gëzoi gjatë në fund, ndërkohë që shumëkush para një muaji, kur ka lexuar deklaratën e presidentit Pashka Laska, do ketë qeshur. Seriozisht e kishte, apo bënte shaka?

“Rival i fortë, por edhe ne nuk jemi të dobët. Ata luajnë futboll, ne luajmë futboll, pse të kemi frikë? Nuk më intereson buxheti i tyre, sepse edhe ne do të bëjmë punën tonë. Them se do ta kalojmë, jo vetëm që do ta tentojmë. Shorti nuk është i keq, ndryshe nga sa duket. Nëse na binin Osijeku e Makabi do ishte shumë më e vështirë. Natyrisht, po të më pyesnin mua, do zgjidhja Sarajevon, por nuk më pyet njeri mua, ndaj pranoj shortin”, deklaronte në “Sport Ekspres”  Pashk Laska. Tani kuptohet qartë sa seriozisht e ka pasur…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *