Kriteret e dyshimta të Bushit, ç’duhet të bëjnë më shumë talentet e Superiores?

1

Vendimet e një trajneri nuk diskutohen, por rezultatet po dhe kur këto të fundit mungojnë, edhe vendimet duhen kaluar në sitë.

Alban Bushi ka grumbulluar rreth 30 lojtarë këto ditë, me Shqipërinë U-21 që luajti kundër Bosnje-Hercegovinës, pësoi ndryshime pa fund dhe pa u komunikuar zyrtarisht në listë në ditët para ndeshjes, ndërsa pas humbjes ndaj Bosnjes u vendos që lista të reformohej.

Sërish shumë lojtarë të larguar e të afruar, me pretekstin se do të shihen elemente për të ardhmen, por pastaj në listë sheh herë emra që nuk i njeh askush dhe luajnë në nivele amatore, e herë sheh lojtarë të afirmuar me Shpresat, apo lojtarë që praktikisht janë në limitin e moshës, pasi lojtarët e datëlindjes 1996 nuk është se kanë ndonjë të ardhme të madhe me Shqipërinë U-21 dhe paskanm mbetur pa u zbuluar deri tani.

Dakord, gjithçka është në dorë të trajnerit, por nëse Bushi deklaron se kërkon elemente për të ardhmen, duhet të tregohet më i drejtë në zgjedhjet e tij dhe të mos i trajtojë disa si të nënës e disa si të njerkës.

Nuk është normale që Laçi të ketë gjysmën e formacionit bazë deri në 21 vjeç dhe Bushi nuk i hedh sytë nga shumica prej tyre. Selmani tashmë nuk ka më nevojë të grumbullohet me Shpresat, por nëse grumbullohet Amer Duka për shembull, pse të mos grumbullohet Redon Xhixha, i cili është 18 vjeç, ka luajtur e shënuar këtë sezon dhe ka treguar se është për Superiore? Po Fangaj, një ndër lojtarët më të aktivizuar në Superiore? Bardhi e Jonuzi, çfarë kanë më pak se disa lojtarë të tjerë moshatarë të tyre, që janë grumbulluar?

Bushi nuk e ka deklaruar asnjëherë kriterin e përdorur për hartimin e listës së Shpresave për miqësoret e fundit: nëse nuk i preferon lojtarët që ka lënë jashtë, ku i ka parë të luajnë lojtarë si Mirdita, Ndreu e Marko Hoxha? Po sulmuesin e të rinjve të Luftëtarit, Aristotel Bella, si e ka vlerësuar për Shpresat, në një kohë që nuk provohen fare Demo apo Janku?

Po Blerim Krasniqi, një investim i rëndësishëm i Skënderbeut, nuk vlen për t’u provuar me Shpresat? Ku është logjika e grumbullimit të 21-vjeçarit Erli Çupi, 0 ndeshje me Kukësin, në një kohë që nuk grumbullohen Joti e Koldashi, që kanë luajtur me ekipin e parë?

Lista është e gjatë realisht, sepse ka shumë lojtarë, nga Alen Sherri e Belajdi Pusi, deri te Mumajesi e Jurgen Bardhi. Nëse disa prej tyre njihen e nuk ka nevojë të provohen, a nuk vlen i njëjti rregull për Baren, Krymin, Seferajn e të tjerë?

Përgjigje nuk ka, për momentin!

You might also like
1 Comment
  1. Zzzzzz says

    KY ESHTE NJE MATRAPAZ QE I BENE ME PAGESE PRURJET NE KOMBETARE DUKET QE EDHE REZULTAT SKA…

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.