Kristiano Ronaldo reagon pas eliminimit dhe flet për të ardhmen e tij

Pas titullit europian në vitin 2016, Kristiano Ronaldo pa t’i ndërpritej ëndrra në Kupën e Botës, me Portugalinë që u eliminua nga Uruguai. Kapiteni i luzitanëve mahniti me formën e shfaqur në fillim të turneut, ku realizoi 4 gola në dy ndeshje, por më pas u “shua”.

Ylli i Realit e ka të vështirë ta kapërdijë humbjen dhe këtë e shfaqi pas ndeshjes. “Luajtëm më mirë se Uruguai, por fatkeqësisht në futboll fiton ekipi që shënon më tepër. Luftuam mirë, dëshironim të fitonim dhe ekipi duhet përgëzuar. Duhet ta mbajmë kokën lart”, tha CR7.

Me largimin e parakohshëm nga Botërori, tema më e nxehtë duket të jetë e ardhmja e sulmuesit në përfaqësuese. Por, Kristiano Ronaldo i qetësoi të gjithë tifozët: “Do të vazhdoj të jem pjesë e Kombëtares. Ky nuk është momenti të flasim për të ardhmen time. Ka ende kohë. Portugalia do të vijojë të jetë një skuadër e madhe, me ambicie për të triumfuar. Për këtë jam i sigurt”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *