Kosova përjashton Berishën, kthehet Jashanica

0

Besart Berisha kritikoi ashpër trajnerin Albert Bunjaki në ndeshjen e fundit të Kosovës, duke thënë se nuk do të luajë më për Kosovën, për sa kohë të jetë ky trajner.

Sot ka ardhur edhe vendimi i pritshëm i Bunjakit, i cili ka lënë jashtë përfaqësueses sulmuesin e njohur. Berisha është një yll në Australi, por nuk i ka ecur as te Shqipëria e as tani te Kosova, për shkak të karakterit të tij tepër të vështirë.

Jo vetëm kaq: Bunjaki ka lënë jashtë Kosovës edhe Bersant Celinën, gjithashtu i pakënaqur me aktivizimin e paktë në përfaqësuese.

Për ndeshjet me Kroacinë në Zagreb (2 shtator) dhe me Finlandën në Shkodër (5 shtator), në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, Bunjaki ka grumbulluar edhe mbrojtësin 22-vjeçar Ardin Dallku nga Vorskla Poltava e Ukrainës. Vëllai i Armend Dallkut këtë sezon është kthyer në një lojtar kyç te Vorskla, duke shënuar edhe një gol. Gjithashtu, është edhe talenti i Romës, Lirim Kastrati, ndërkohë që kthehen Erton Fejzullahu dhe mbrojtësi i Skënderbeut Bajram Jashanica, i shkëlqyer këtë verë me korçarët.

Lista e Kosovës

Portierë: Samir Ujkani (Kremoneze), Adis Nurkoviç (Flamurtari Vlorë), Bledar Hajdini (Trepça ’89);

Mbrojtës: Ardin Dallku (Vorksla Poltava); Amir Rrahmani (Dinamo Zagreb), Bajram Jashanica (Skënderbeu), Mërgim Vojvoda (Muskron), Benjamin Kololli (Lozanë), Leart Paçarada (Sandhausen), Lirim Kastrati (Roma).

Mesfushorë: Enis Alushi (Nurenberg), Hekuran Kryeziu (Lucernë), Besar Musolli (Kukës), Bernad Berisha (Ahmat Grozni), Besar Halimi (Brondbi), Valon Berisha (Salcburg), Arbër Zeneli (Herenven), Donis Avdijaj (Shalke 04), Milot Rashica (Vitese).

Sulmues: Erton Fejzullahu (Kalmar), Atdhe Nuhiu (Shefild Ued) dhe Vedat Muriqi (Gençlerbirligi).

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here