Kontrata të reja për Hysajn dhe Zielinskin, gati super-klauzolat

0

Napoli vazhdon punën për “blindimin” e yjeve të ekipit. Mbasi rinovoi mbrojtësi Kulibali, i cili tashmë ka një klauzolë prej 200 milionë eurosh, drejtuesit e Napolit po punojnë për të rinovuar kontratën me Elseid Hysajn dhe Piotr Zielinskin.

Siç citon “Il Matino”, Napoli dëshiron të ndryshojë klauzolat e largimit të lojtarëve dhe për mesfushorin polak pritet të vendoset një klauzolë prej 150 milionë eurosh, ndërsa për mbrojtësin shkodran vazhdojnë bisedimet për të vendosur një klauzolë të shtrenjtë, që do të parandalojë largimin e Hysajt nga ekipi.

Klubi vazhdon punën dhe bisedimet për rinovimin me dy 24-vjeçarët dhe shumë shpejt mund të arrihen marrëveshjet e kontratave të reja për mbrojtësin e Shqipërisë dhe mesfushorit të Polonisë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg