Konte luan stolin kundër Junajtidit

0

Trajneri italian është kritikuar ashpër në ishull pas humbjes përballë Romës të martën në mbrëmje. Abramoviç nuk i flet

“Halloween” i frikshëm për Çelsin në Romë. Kampionët e Anglisë kanë marrë një shuplakë të fortë në “Olimpico” të martën në mbrëmje, duke u thyer 0-3 dhe askush nuk e ka kursyer teknikun italian. Të gjithë mediat në ishull i janë vënë kundër atij. “The Sun” ka bërë me dije se humbja përballë Romës ka vënë në fije të perit të ardhmen e teknikut italian. “The Mirror” e ka cilësuar një leksion italian shpartallimin e kampionëve të Anglisë. Por sulmet e shtypit nuk janë gjëja më e hidhur për Konten pas humbjes në “Olimpico”. Çelsi tashmë është në panik të plotë dhe klubi anglez ka nisur të kërkojë për një trajner të ri për sezonin e ardhshëm. Por situatat mund të precipitojnë më shpejt dhe kjo mund të çojë në një shkarkim të parakohshëm të Kontes. Marrëdhëniet mes tij dhe presidentit Abramoviç janë përkeqësuar së tepërmi dhe kjo e bën shumë të vështirë vazhdimësinë e tij në “Stamford Bridge”. Nëse rezultatet nuk ndryshojnë fati i tij është i shkruar. Këtu ndikojnë dhe konfliktet mes italianit dhe lojtarëve, duke nisur që nga ngjarja e papëlqyeshme në verë me largimin e Diego Kostës. Që nga ky moment ka nisur dhe kriza mes tij dhe presidentit Abramoviç. Mediat raportojnë se mes dy personazheve nuk ka asnjë lloj kontakti. Abramoviç dhe Konte nuk flasin mes tyre dhe gjithnjë në emër të bosit rus të Çelsit flet mëkëmbësja e tij Marina Granovskaja. E duke parë se Abramoviç nuk është një president tipik për futbollin anglez largimi i Kontes duket çështje kohe. Kur flasim për kohë nuk bëhet fjalë për shumë kohë. Ndoshta që në fundjavë mund të ketë zhvillime të rëndësishme. Çelsi do të presë Junajtidin dhe në rast dështimi në Londër Abramoviç mund të vendosë të shkarkojë teknikun italian.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image