Konfirmohet goditja e madhe e Junajtid, ylli i Brazilit është Red Devil

Ditët e fundit është folur shumë në lidhje me transferimin e mesfushorit Fred nga Shahtar Doneck të Mançester Junajtid, për një shifër që i kalon 52 milionë sterlinat.

Ndonese nuk ka asnjë konfirmim nga klubi anglez apo vetë lojtari, mediat britanike kanë raportuar se braziliani ka qenë në Mançester gjatë javës së shkuar, për të kryer në mënyrë sekrete kontrollet mjekësore dhe për t’u bashkuar më pas me kombëtaren braziliane për Kupën e Botës.

Tashmë një konfirmim thuajse zyrtar vjen nga Mirçea Luçesku, ish-trajneri i Fred te Shahtari, trajner që ka pasur një rol të madh në rritjen e mesfushorit, i cili në verën e vitit 2013 kaloi nga Internacionali te Shahtari për 15 milionë euro.

“Jam shumë i kënaqur që Fred ka kompletuar transferimin te Mançester Junajtid, jam krenar për të. Kur e mora të Shahtari, në rolin e tij kishim Tajson dhe Bernabeu, ndaj e transformova në një mesfushor me tipare me mbrojtëse”, ka deklaruar sot Luçesku.

Mesfushori shtatshkurtër është një lojtar i aftë të luajë si numër 8 në mesfushë, duke qenë një motor i vërtetë në fazën sulmuese dhe atë mbrojtëse, me Zhoze Murinjon që kërkon t’i japë më shumë liri në fushë Pol Pogbasë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *